12 orë më parë
Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Kosovës bëri të ditur se gjatë periudhës 14:00-20:00 të ditës së hënë janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri në mbarë Kosovën. Prej tyre, 19 mbeten ende aktive, ndërsa 32 janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe forcave mbështetëse.
Situata më kritike është paraqitur në komunat Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë. Në fshatin Meshinë të Kamenicës, përveç zjarrfikësve, është përfshirë edhe KFOR-i, i cili ka ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve.
Të sugjeruara
AME-ja ka shprehur mirënjohje për punën e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë ndihmuar në menaxhimin e situatës.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë