TÜRKİYE
2 minuta leximi
Kryeministri i Senegalit pritet të vizitojë zyrtarisht Türkiyen
Presidenti turk Erdoğan dhe Kryeministri senegalez Sonko do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje rajonale, bëri të ditur drejtori i komunikimeve i Türkiyes.
Kryeministri i Senegalit pritet të vizitojë zyrtarisht Türkiyen
Kryeministri i Senegalit pritet të vizitojë zyrtarisht Türkiyen / AA
një ditë më parë

Kryeministri i Senegalit pritet të mbërrijë të mërkurën në Türkiye për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi drejtori i komunikimeve të Türkiyes.

Vizita e Ousmane Sonkos në Ankara do të zgjasë deri të hënën e ardhshme, bëri të ditur Burhanettin Duran në platformën X.

“Të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Türkiyes dhe Senegalit do të shqyrtohen, dhe gjatë bisedimeve të planifikuara për të enjten, më 7 gusht, do të diskutohen hapat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në nivel partneriteti strategjik”, tha Duran.

Ai shtoi se gjatë bisedimeve do të ketë edhe shkëmbim mendimesh mbi çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Duran gjithashtu theksoi se gjatë vizitës pritet të nënshkruhen marrëveshje mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Türkiyes, marrëdhëniet midis Türkiyes dhe këtij vendi të Afrikës Perëndimore kanë marrë vrull vitet e fundit.

Në vitin 2018, Presidenti Erdoğan zhvilloi një vizitë zyrtare në Senegal, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit, ndërsa presidenti i atëhershëm i Senegalit, Macky Sall, vizitoi Stambollin në vitin 2019 për ceremoninë e hapjes së xhamisë Çamlıca.

Erdogan zhvilloi një tjetër vizitë zyrtare në Senegal në vitin 2020, e cila përfshiu edhe një forum biznesi.

Përfaqësues të sektorit privat organizojnë çdo vit forume biznesi në Senegal.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us