BOTA
1 minuta leximi
Hezbollahu hodhi poshtë vendimin e qeverisë libaneze për çarmatim
Qeveria e kryeministrit Nawaf Salam ka kryer një gabim të rëndë duke miratuar një vendim që e privon Libanin nga armët e rezistencës kundër armikut izraelit, thuhet në deklaratën e grupit.
Hezbollahu hodhi poshtë vendimin e qeverisë libaneze për çarmatim
Hezbollahu hodhi poshtë vendimin e qeverisë libaneze për çarmatim / AA
6 Gusht 2025

Grupi libanez Hezbollah të mërkurën dënoi vendimin e qeverisë për çarmatosjen e grupeve jo-shtetërore, duke e quajtur atë një “mëkat të rëndë”.

“Qeveria e kryeministrit Nawaf Salam ka kryer një mëkat të rëndë duke miratuar një vendim që e privon Libanin nga armët e rezistencës kundër armikut izraelit,” thuhet në deklaratën e grupit.

Salam deklaroi të martën se qeveria e tij i ka dhënë ushtrisë autorizimin për të përgatitur një plan për bashkimin e të gjitha armëve nën kontrollin e shtetit deri në fund të këtij viti.

Hezbollahu vlerësoi se ky vendim “minon aftësinë e Libanit” për t’u përballur me sulmet aktuale izraelito-amerikane dhe i jep Izraelit mundësinë të realizojë planet e tij përmes operacioneve ushtarake.

“Për këtë arsye, këtë vendim do ta trajtojmë si të pavlefshëm,” deklaroi Hezbollah.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us