BOTA
2 minuta leximi
Franca jugore lufton "zjarrin më të madh të verës", të paktën 1 i vdekur dhe 9 të plagosur
Shërbimi Meteorologjik Francez (Meteo-France) paralajmëroi se nxehtësia do të intensifikohet deri të enjten pasdite, veçanërisht në jug, me temperatura shumë mbi normat sezonale.
Franca jugore lufton "zjarrin më të madh të verës", të paktën 1 i vdekur dhe 9 të plagosur
Franca jugore lufton "zjarrin më të madh të verës", të paktën 1 i vdekur dhe 9 të plagosur / AP
6 Gusht 2025

Një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur derisa departamenti jugor francez Aude vazhdon të luftojë "zjarrin më të madh të verës" që dje.

Prefektura e departamentit Aude tha se një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e saj dhe dy civilë së bashku me shtatë zjarrfikës u plagosën.

Derisa zjarri mbetet aktiv, një person gjithashtu raportohet i zhdukur.

"Një zjarr shpërtheu më 5 gusht rreth orës 16:15 në komën Ribaute. Zjarri po përhapet shumë shpejt dhe tashmë ka djegur 11.100 hektarë në 15 komuna. Janë vendosur burime të mëdha. 1.500 zjarrfikës punuan gjatë gjithë natës në vendngjarje dhe 320 zjarrfikës të tjerë po dërgohen", theksoi prefektura.

Gjithashtu edhe Shërbimi Meteorologjik Francez (Meteo-France) paralajmëroi se nxehtësia do të intensifikohet deri të enjten pasdite, veçanërisht në jug, me temperatura shumë mbi normat sezonale.

Ndërkohë, sipas transmetuesit publik RTVE, qyteti jugperëndimor spanjoll Cadiz gjithashtu ka qenë duke luftuar një zjarr të egër që dje, duke detyruar evakuimin e më shumë se 5 mijë automjeteve dhe një numri të konsiderueshëm njerëzish nga zona.

Dje një zjarr tjetër shpërtheu edhe në qytetin A Coruna në nivel emergjence 2 për shkak të afërsisë me zonat e banuara, duke prekur të paktën 20 hektarë.

Agjencia meteorologjike spanjolle Aemet ka vendosur disa rajone nën alarm portokalli deri të premten, me temperatura që pritet të arrijnë 42 gradë Celsius.

Portugalia gjithashtu ka qenë duke luftuar me zjarret që dje, me zjarrin në qytetin Amarante që mbetet aktiv.

Lisbona shpalli gjendjen e alarmit deri më 7 gusht, pasi një valë e re e të nxehtit u intensifikua gjatë fundjavës.

Sot, më shumë se 100 bashki në të gjithë Portugalinë janë në rrezik maksimal nga zjarri.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us