Në Itali janë regjistruar rreth 700 zjarre pyjore mes janarit dhe korrikut të vitit 2025, të cilat kanë djegur mbi 320 kilometra katrorë tokë, njoftoi të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS).
Për krahasim, gjatë gjithë vitit 2024, zjarret shkatërruan gjithsej 514 kilometra katrorë, theksoi institucioni, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve ANSA.
Koordinatori i Grupit Kombëtar Studimor të ISS-it, Gaetano Settimo tha se për ndotjen në hapësira të mbyllura, vitin e kaluar Sicilia kishte sipërfaqen më të madhe të djegur me 175 kilometra katrorë, ndërsa në Kalabri u dogjën 102 kilometra katrorë.
“Ndonëse vera është zakonisht periudha kur ndodhin më shumë zjarre për shkak të temperaturave të larta dhe aktivitetit të shtuar njerëzor në ambiente të hapura, sezonaliteti i zjarreve pyjore po zhduket vit pas viti”, paralajmëroi Settimo.
Ai vlerëson se ndryshimet klimatike luajnë një rol të madh në ndryshimin e motit.
“Po përjetojmë kushte gjithnjë e më të çrregullta të motit, të shoqëruara me mungesë të vëmendjes ndaj menaxhimit të tokës dhe masave parandaluese,” shtoi ai.
Settimo bëri thirrje për vigjilencë gjatë gjithë vitit, duke theksuar se rreziku nga zjarret nuk është më i kufizuar vetëm në muajt e verës.
“Kjo çështje kërkon vëmendje të vazhdueshme gjatë gjithë vitit,” deklaroi ai.