RAJONI
1 minuta leximi
Forcat shqiptare rinisin luftën me zjarret, 7 vatra aktive
Ekipi zjarrfikës dhe mbi 25 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në koordinim të plotë me autoritetet vendore për izolimin e vatrave aktive.
Forcat shqiptare rinisin luftën me zjarret, 7 vatra aktive
Forcat shqiptare rinisin luftën me zjarret, 7 vatra aktive / Pirro Vengu / X
4 Gusht 2025

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile së Shqipërisë njoftoi se gjatë orëve të fundit të ditës së hënë janë evidentuar 8 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave vetëm njëra është shuar dhe shtatë mbeten ende aktive.

Forcat zjarrfikëse dhe mbi 25 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në koordinim të plotë me autoritetet vendore për izolimin e vatrave aktive.

AKMC-ja bëri të ditur se zjarri në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq, është stabilizuar.

Mësohet se vatra aktive në Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë) është drejt izolimit dhe nën kontroll.

Po ashtu, janë aktive vaztrat e zjarrit në Malin e Allushit, Bashkia Klos, në Skërficë, Bashkia Delvinë.

AKMC-ja informoi se vijon zjarri në Bolenë (Bashkia Himarë), Gumenicë (Bashkia Selenicë), Dhorës (Bashkia Skrapar) dhe Lusën në Bashkinë Kukës.

Agjencia shtetërore u bën thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.



BURIMI:ATA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us