RAJONI
1 minuta leximi
Prishtinë, Osmani pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-ve
Takimi mes presidentes Osmani dhe zyrtarit amerikan u zhvillua pa praninë e mediave.
Prishtinë, Osmani pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-ve
Prishtinë, Osmani pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-ve / AA
2 Gusht 2025

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Takimi mes presidentes Osmani dhe zyrtarit amerikan u zhvillua pa praninë e mediave.

Pas takimit nuk do të ketë konferencë për shtyp, sipas zyrtarëve të Presidencës.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes, David Baker, sot do të pritet në takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us