BOTA
1 minuta leximi
Misioni "SpaceX Crew-11" i NASA-s mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
Katër astronautët nga ShBA-ja, Japonia dhe Rusia do të kryejnë kërkime shkencore në bordin e laboratorit në orbitë, duke përfshirë studime mbi qelizat burimore dhe biologjinë e bimëve.
Misioni "SpaceX Crew-11" i NASA-s mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
Misioni "SpaceX Crew-11" i NASA-s mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar / AA
2 Gusht 2025

Astronautët e “SpaceX Crew-11” mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, njoftoi sot NASA.

Ekipi i “Crew-11” u ngrit në bordin e një rakete “SpaceX Falcon 9” nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida të premten.

Mbërritja shënoi fillimin e një misioni gjashtëmujor gjatë të cilit katër astronautët nga ShBA-ja, Japonia dhe Rusia do të kryejnë kërkime shkencore në bordin e laboratorit në orbitë, duke përfshirë studime mbi qelizat burimore dhe biologjinë e bimëve.

NASA mirëpriti ekuipazhin e ri, duke thënë në X: “Mirë se vini në Stacionin Hapësinor, ‘Crew-11’”.

Agjencia hapësinore amerikane transmetoi drejtpërdrejt misionin dhe ceremoninë e mirëseardhjes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us