LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff viziton qendrën e ndihmave në jug të Gazës
Sipas Kanalit 12 izraelit dhe transmetuesit publik KAN, kortezhi i Witkoffit vizitoi në mëngjes qendrën, e cila ka qenë në qendër të polemikave për rolin në shpërndarjen dhe pengimin e ndihmave, si dhe për vdekjen e qindra banorëve të Gazës që kërkon
I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff viziton qendrën e ndihmave në jug të Gazës
I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff viziton qendrën e ndihmave në jug të Gazës / TRT Balkan
1 Gusht 2025

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, vizitoi të premten një qendër ndihmash të menaxhuar nga Fondacioni Humanitar për Gazën, në veri të qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës, raportojnë mediat izraelite. 

Sipas Kanalit 12 izraelit dhe transmetuesit publik KAN, kortezhi i Witkoff-it vizitoi në mëngjes qendrën, e cila ka qenë në qendër të polemikave për rolin në shpërndarjen dhe pengimin e ndihmave, si dhe për vdekjen e qindra banorëve të Gazës që kërkonin ndihmë.

Vizita ndodhi mes kritikave në rritje për bashkërendimin mes ShBA-së dhe Izraelit në Gazë, veçanërisht lidhur me modelin e shpërndarjes së kësaj organizate, që sipas palestinezëve shërben si mjet për zhvendosje nën petkun e ndihmës humanitare dhe si “kurth vdekjeje” për qindra kërkues ndihme palestinezë, me mbi 1.300 të vrarë që nga maji duke pritur për furnizime.

Witkoff mbërriti në Izrael të enjten në një vizitë të paparalajmëruar, ku u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu për të diskutuar kalimin nga bisedimet “të pjesshme dhe të fazuara” në një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” për Gazën, pas tërheqjes së fundit të Izraelit nga negociatat për armëpushim në Katar.

Hamas e dënoi vizitën si “truk propagandistik” për të zbutur zemërimin global ndaj, siç e kanë quajtur grupet e të drejtave dhe zyrtarët e OKB-së, “fushatës sistematike të urisë” nga Izraeli.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 154 palestinezë, përfshirë 89 fëmijë, kanë vdekur nga uria, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Palestinezët thonë se mekanizmi i shpërndarjes i Fondacionit, i nisur më 27 maj me mbështetje izraelite, ka rezultuar në masakra gjatë shpërndarjes së ushqimit, me të paktën 1.330 të vrarë dhe mbi 8.800 të plagosur nga zjarri izraelit.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Gazë duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, me mbi 60.000 palestinezë të vrarë, shumica gra dhe fëmijë.

Në nëntor 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa Izraeli po përballet gjithashtu me akuzë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us