Ndeshja mes Shkëndijës dhe skuadrës azerbajxhanase Qarabağ, që u zhvillua sonte në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve, ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të mysafirëve.
Kampioni i Azerbajxhanit morën avantazhin herët kundër kampionit të Maqedonisë së Veriut me golin nga penalltia të Toral Bayramov në minutën e 18-të të ndeshjes.
Qarabağ, i njohur për përvojën e tij evropiane, e menaxhoi kryesisht lojën me një posedim më të madh të topit, ndërsa Shkëndija, nga ana tjetër, pavarësisht se tregoi vendosmëri nuk arriti të kundërpërgjigjet.
Ndeshja e sotme ishte një natë historike për Shkëndijën, pasi për skuadrën e Tetovës kjo ishte një nga fazat më të largëta që ka arritur në garat ndërkombëtare.
Kjo është ndeshja e parë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet të martën e ardhshme, 12 gusht, në orën 18:00 në Stadiumin Republikan Tofiq Bahramov në kryeqytetin azerbajxhanas Baku.
Fituesi i ndeshjes Shkëndija - Qarabağdo të përballet me më të mirin e dy dueleve midis skuadrës bullgare Ludogorets dhe asaj hungareze Ferencvarosi