RAJONI
1 minuta leximi
Durrës: Zjarrfikësit shuajnë pesë vatra zjarri, apelohet për kujdes
Kryebashkiakja u bëri thirrje qytetarëve se, për shkak të temperaturave të larta, të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë apo pranë zonave pyjore.
Durrës: Zjarrfikësit shuajnë pesë vatra zjarri, apelohet për kujdes
Durrës: Zjarrfikësit shuajnë pesë vatra zjarri, apelohet për kujdes / AA
7 Gusht 2025

Gjatë dy ditëve të fundit, shërbimet zjarrfikëse në Durrës të Shqipërisë kanë  ndërhyrë dhe kanë shuar plotësisht pesë vatra zjarri në zonat përreth.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka bërë të ditur se gjatë shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në zonat e Shetaj, Fllakë, Xhafzotaj, Sektor Rinia dhe Arapaj.

Sipas Sakos, ekipet zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë, ndërsa ajo ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe guximin që kanë treguar në përballje me flakët dhe situata të tjera emergjente, me qëllim mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit natyror.

Kryebashkiakja u bëri thirrje qytetarëve që, për shkak të temperaturave të larta, të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë apo pranë zonave pyjore.

“Parandalimi është në dorën e të gjithëve,” u shpreh Sako, duke kërkuar që çdo rast zjarri apo rreziku të njoftohet menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us