2 Shtator 2025
Shqipëria për tre javë rresht u ndihmua në luftën kundër zjarret nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu shprehu sot mirënjohje për partnerët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që për tri javë ndihmuan Shqipërinë në luftën kundër zjarreve.
Ministri Vengu takoi efektivët që ndihmuan Shqipërinë në luftën ndaj zjarreve gjatë muajit gusht.
Të sugjeruara
72 efektivë dhe dy helikopterë “Black Hawk” nga Emiratet e Bashkuara Arabe morën pjesë në dhjetëra operacione nga ajri dhe toka.
Vengu shprehu falënderimet për solidaritetin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin me trupat shqiptare që çdo ditë mbrojnë jetën dhe natyrën me përkushtim e sakrificë.