RAJONI
2 minuta leximi
Kuqezinjtë fitojnë miqësoren ndaj Gjibraltarit përpara sfidës kualifikuese me Letoninë
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jasir Asani nga penalltia në minutën e 69-të.
Kuqezinjtë fitojnë miqësoren ndaj Gjibraltarit përpara sfidës kualifikuese me Letoninë
Kuqezinjtë fitojnë miqësoren ndaj Gjibraltarit përpara sfidës kualifikuese me Letoninë / TRT Balkan
4 Shtator 2025

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka shënuar sot fitore në udhëtim ndaj Gjibraltarit me rezultat 1:0.

Ndeshja në stadiumin Europa Point kishte karakter miqësor para ndeshjeve kualifikuese për botërorin 2026.


Të përzgjedhurit e brazilianit Sylvynho treguan një lojë të zbehtë dhe vetëm në pjesën e dytë u treguan më dinamikë në fushë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jasir Asani nga penalltia në minutën e 69-të.

Shqipëria më 9 shtator pret në “Air Albania” Letoninë, në kuadër të grupit K kualifikues.

Në katër ndeshjet e deritanishme, Shqipëria ka gjithsej pesë pikë në vendin e dytë, prej tyre një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Lider i grupit është Anglia me 9 pikë nga tri ndeshje të zhvilluara. Letonia renditet e katërta me katër pikë. Serbia ka katër pikë e treta dhe Andorra renditet e fundit pa asnjë pikë.

Gjibraltari ndodhet në grupin kualifikues L së bashku me Kroacinë, Malin e Zi, Çekinë dhe Ishujt Faroe. Pikërisht kundër kësaj të fundit Gjibraltari do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 8 shtator. Në katër ndeshje të deritanishme, Gjibraltari nuk ka asnjë pikë. Në grup udhëheq Çekia me 9 pikë, Kroacia renditet e dyta me 6 pikë, por ka dy ndeshje më pak.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us