TÜRKİYE
1 minuta leximi
Türkiye do të thërras takim urgjent të OBI-së për planin e Izraelit në Gaza
Pas takimit me homologun egjiptian, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se dy vendet do të vazhdojnë të kundërshtojnë planet për pushtimin e Gazës.
Türkiye do të thërras takim urgjent të OBI-së për planin e Izraelit në Gaza
Türkiye do të thërras takim urgjent të OBI-së për planin e Izraelit në Gaza / AA
një ditë më parë

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha sot se Türkiye do të thërrasë një takim urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për të trajtuar planin e Izraelit për të pushtuar plotësisht Gazën.

“(Lidhur me planin e Izraelit për Gazën) Si kryesues i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), ne kemi vendosur të thërrasim OBI-në në një takim”, u tha Fidan gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm egjiptian Badr Abdelatty në El Alamein.

Fidan gjithashtu dënoi qëllimet e Izraelit, duke thënë: “Hedhim poshtë plotësisht qëllimin (e Izraelit) për të pushtuar plotësisht Gazën. Ky plan është një fazë e re e politikës ekspansioniste dhe gjenocidale të Izraelit”.

“Si Türkiye dhe Egjipt, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër skenarëve të tillë”, shtoi ai.

Duke theksuar përpjekjet humanitare, Fidan gjithashtu vuri në dukje: “Ne kemi dërguar afërsisht 102.000 tonë ndihmë humanitare për vëllezërit dhe motrat tona në Gaza deri më sot. Falënderojmë Egjiptin për bashkëpunimin e tij të ngushtë në shpërndarjen e ndihmës”.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us