Nëntëdhjetë nxënës nga Maqedonia e Veriut vizituan Türkiyen në kuadër të një programi kulturor të organizuar me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Sipas një njoftimi me shkrim nga TIKA, Programi i Ekskursionit Kulturor në Türkiye u organizua nga Lidhja e Shoqatave të Shoqërisë Civile Turke në Maqedoninë e Veriut (MATÜSİTEB), nën patronazhin e Ambasadës së Türkiyes në Shkup dhe me mikpritjen e Unionit të Komunave të Botës Turke.
Në kuadër të programit, 90 nxënës nga shkollat e mesme në rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, si Mavrovë-Rostushë, Zhupë, Kërçovë, Pllasnicë, Debreshtë, Lisiçani, Koliçan i Poshtëm, Draçevë, Pregllovë dhe Çellopek vizituan qytetet Edirne, Istanbul, Konya dhe Çanakkale.
Qëllimi i programit ishte forcimi i lidhjeve shpirtërore të të rinjve turq nga Maqedonia e Veriut me Türkiyen dhe përforcimi i ndjenjës së përkatësisë kulturore. Gjatë vizitave, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me trashëgiminë e pasur të qytetërimit të Türkiyes dhe të mësojnë më shumë për historinë dhe kulturën turke.