RAJONI
2 minuta leximi
Kroacia dërgoi avion kundër zjarrit në Shqipëri
Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kroacisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka dhënë urdhër për dërgimin e avionit dhe personelit nga përbërja e skuadriljes 855 kundër zjarrit të krahut të 93-të të Forcave Ajrore Kroate.
Kroacia dërgoi avion kundër zjarrit në Shqipëri
Avioni u nis sot në mëngjes rreth orës nëntë nga kazerma “Kolonel Mirko Vukushiq” në Zemunik. / AA
15 orë më parë

Republika e Kroacisë dërgoi të premten një avion kundër zjarrit të tipit Canadair CL-415 me dy ekuipazhe të Forcave Ajrore Kroate në Shqipëri, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin, njoftoi Ministria kroate e Mbrojtjes.

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë për kalimin e kufirit nga Forcat e Armatosura të Kroacisë me qëllim dhënien e ndihmës humanitare jashtë vendit, zëvendëskryeministri dhe ministri i mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka dhënë urdhër për dërgimin e avionit dhe personelit nga përbërja e skuadriljes 855 kundër zjarrit të krahut të 93-të të Forcave Ajrore Kroate.

Avioni u nis sot në mëngjes rreth orës nëntë nga kazerma “Kolonel Mirko Vukushiq” në Zemunik.

“Na vjen mirë që me njohuritë dhe përvojën tonë mund të kontribuojmë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin. Të gjithë anëtarët e ekuipazheve tona, pilotët dhe teknikët, kanë përvojë të madhe dhe nivel të lartë gatishmërie dhe profesionalizmi. Ashtu si në ndërhyrjet e mëparshme, ndihma jonë do të përqendrohet në shuarjen e zjarreve si dhe në mbrojtjen e jetës, pronës dhe burimeve natyrore në zonat e prekura”, deklaroi komandanti i forcave të skuadrës 855 kundër zjarrit që është dërguar në Shqipëri.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, kjo është ndërhyrja e tretë e tillë gjatë këtij sezoni kundër zjarreve, në të cilën Kroacia po ofron mbështetje për Shqipërinë në luftën kundër zjarreve në pyje.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us