RAJONI
2 minuta leximi
Igor Popoviq dënohet me gjobë dhe dëbohet nga Kosova për nxitje të urrejtjes etnike
Sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2025 nga PSRK-ja , Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos tolerancë midis grupeve etnike.
Igor Popoviq dënohet me gjobë dhe dëbohet nga Kosova për nxitje të urrejtjes etnike
Igor Popoviq dënohet me gjobë dhe dëbohet nga Kosova për nxitje të urrejtjes etnike / TRT Balkan
15 orë më parë

Zyrtari serb Igor Popoviq është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe me masën plotësuese të dëbimit nga territori i Kosovës për një periudhë dyvjeçare, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2025 nga PSRK-ja, Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos tolerancë midis grupeve etnike.

Në atë mënyrë që i njëjti me datën 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec ka mbajtur një fjalim publik me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë të qytetarëve, ku mes tjerash ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, tha se i akuzuari Igor Popoviq, me është shpallur fajtor për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mungesë tolerance” nga neni 141, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari Igor Popoviq me shënime personale si në shkresë të lëndës është fajtor për veprën penale nxitja e përqarjes dhe mos durimit nga neni 141, paragrafi 1 i kodit penal të Republikës së Kosovës. Andaj gjykata konform dispozitave penale dhe procedurale të njëjtin e gjykon me dënim me burgim me kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë eurove... Koha e kaluar në masën e paraburgimet nga data 18.07.2025 deri më datën 08.08.2025 i llogaritet në dënimin me burgim të shqiptuar.

Gjithashtu siç njoftoi Krasniqi gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, dëbimin e Popoviqit nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalimin e hyrjes së tij për një periudhë prej dy vitesh.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us