Qeveria e Edi Ramës bëri të ditur se do të bëhet çmos për eleminimin e fenomenit të objekteve të paligjshme, duke njoftuar për aplikimin e një pakete të re masash.
Kryeministri i vendit u shpreh se do të rritet forca goditëse e ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe bashkëpuntorët në inspektorate, polici e me radhë.
Me anë të disa pamjeve nga prishja e 66 godinave pa leje në Kepin e Rodonit në Durrës, Rama shkroi se “Një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon me shembjen e objekteve të paligjshme në Kepin e Rodonit, njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës, ku janë evidentuar 66 ndërtime pa leje.