Në Shqipëri nisi sot shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi në një postim në rrjetet sociale se, kjo është një mbështetje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.
“Me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi kryeministri Rama.
Sipas autoriteteve shqiptare, ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.