RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria, ndër vendet më të mira për nomadët digjitalë
Një raport i fundit nga Global Citizen Solution e rendit vendin në tërësi të 31-tin në botë, kurse Tiranën një nga 10 vendet më të mira në Evropë.
Shqipëria, ndër vendet më të mira për nomadët digjitalë
Shqipëria, ndër vendet më të mira për nomadët digjitalë / AA
5 orë më parë

Raporti “Albania Digital Nomad 2025” nga Global Citizen Solutions tregon se Shqipëria renditet e 31-ti me një vlerësim prej 77.59 pikë për nomadët digjitalë në botë.

Sa i përket Tiranës, raporti e klasifikon si një nga 10 vendet më të mira në Evropë.

Kjo lidhet me infrastrukturën e teknologjisë si lidhja e mirë e internetit, procedurat e lehtësuar të përfitimeve të vizës (për vendet ku nevojitet), cilësia e mirë e jetesës, etj.

Nomadët digjitalë janë persona që punojnë në mënyrë të pavarur nga vendndodhja (freelancer/remote), zakonisht përmes internetit dhe udhëtojnë shpesh duke jetuar në vende të ndryshme për periudha të caktuara kohore.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us