LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Palestinë: Vendimi izraelit për të pushtuar Gazën zbulon natyrën e vërtetë të luftës ndaj civilëve
Ministria e Jashtme palestineze i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, qeverive dhe institucioneve të ndërhyjnë për të ndaluar “përshkallëzimin e rrezikshëm dhe të paligjshëm” të Izraelit
Palestinë: Vendimi izraelit për të pushtuar Gazën zbulon natyrën e vërtetë të luftës ndaj civilëve
Palestinë: Vendimi izraelit për të pushtuar Gazën zbulon natyrën e vërtetë të luftës ndaj civilëve / AA
4 orë më parë

Ministria e Jashtme e Palestinës tha të premten se vendimi i Izraelit për të pushtuar Rripin e Gazës tregon natyrën e vërtetë të luftës së tij, “një fushatë të padrejtë kundër civilëve palestinezë.”

Në një deklaratë, ministria dënoi planin e miratuar rishtas nga Kabineti i Sigurisë së Izraelit si një “eskalim të rrezikshëm dhe të paligjshëm.”

“Kjo vendim tregon se lufta izraelite kurrë nuk ka qenë mbrojtëse: ajo ka qenë gjithmonë një luftë shfarosjeje dhe zhvendosjeje me forcë ndaj popullit të Gazës,” tha ministria, duke paralajmëruar për “vdekjen e sigurt” të civilëve që mbeten në atë zonë.

“Ky zhvillim nuk mund të injorohet,” shtoi ministria.

Ministria njoftoi se po nis një fushatë politike duke synuar qendrat vendimmarrëse të komunitetit ndërkombëtar, duke u bërë thirrje qeverive dhe institucioneve që “të marrin përgjegjësitë e tyre ligjore, politike dhe morale” dhe të veprojnë për të ndaluar veprimet e Izraelit.

Deklarata erdhi pak orë pasi Kabineti i Sigurisë së Izraelit miratoi një propozim të Kryeministrit Benjamin Netanyahu për të lejuar ushtrinë të marrë kontrollin e qytetit të Gazës.

Izraeli po përballet me zemërim në rritje për luftën shkatërruese ndaj Gazës, ku që nga tetori i vitit 2023 kanë humbur jetën mbi 61.200 persona.

Fushata ushtarake ka shkatërruar territorin, i cili po përballet me urinë.

Në nëntor të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për Netanyahun dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli po përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën ndaj këtij territori.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us