LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Izraeli sulmoi dhe vrau 7 palestinezë, përfshirë 3 që prisnin ndihma në Gaza
Në mesin e viktimave edhe një grua, sipas burimeve mjekësore, pasi sulmet ajrore dhe zjarri armëve izraelite goditën zona të ndryshme
Izraeli sulmoi dhe vrau 7 palestinezë, përfshirë 3 që prisnin ndihma në Gaza
Izraeli sulmoi dhe vrau 7 palestinezë, përfshirë 3 që prisnin ndihma në Gaza / AA
4 orë më parë

Shtatë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të premten, pasi forcat izraelite goditën zona të ndryshme në Rripin e Gazës, përfshirë vende ku civilët po prisnin ndihma humanitare.

Burimet mjekësore thanë se tre persona u vranë dhe të tjerë u plagosën kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj një turme që po priste ndihma në qendër të Gazës.

Një burrë dhe gruaja e tij u vranë gjithashtu në një sulm ajror izraelit pranë stacionit Asfour në qytetin Bani Suheila, në lindje të Khan Younis në jug të Gazës.

Në veri të Gazës, avionët izraelitë goditën një grup civilësh pranë kryqëzimit Sanafour në lagjen Al-Tuffah, në verilindje të qytetit të Gazës, duke vrarë një person dhe duke plagosur të tjerë.

Një civil tjetër u vra në një sulm ajror të ndarë në rrugën Mushtahi në lagjen Shejaiya, në lindje të qytetit të Gazës.

Izraeli po përballet me zemërim në rritje për luftën shkatërruese në Gaza, ku më shumë se 61.200 njerëz janë vrarë që nga tetori i vitit 2023. Kjo fushatë ushtarake ka shkatërruar rëndë enklavën, e cila po përballet me urinë.

Në nëntor të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhëra arresti për Netanyahu dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli po përballet edhe me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij ndaj enklavës.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us