RAJONI
1 minuta leximi
Në qytetin e Gjakovës u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejt
Në garën e cila organizohet tradicionalisht në urën e ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila është rindërtuar pasi është shkatërruar plotësisht në Luftë e Parë Botërore", sportistë kosovarë kërcyen nga lartësia prej 22 metrash në lumin Drini i Bardhë.
Në qytetin e Gjakovës u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejt
Në qytetin e Gjakovës u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejt / AA
5 orë më parë

Në qytetin e Gjakovës në Kosovë është mbajtur gara e 75-të tradicionale e kërcimeve nga Ura e Fshejt.

Gara u organizua nga klubi i kërcimit "Bridge Divers" në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, ndërsa e ndoqën qindra njerëz.

Në garën e cila organizohet tradicionalisht në urën e ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila është rindërtuar pasi është shkatërruar plotësisht në Luftë e Parë Botërore", sportistë kosovarë kërcyen nga lartësia prej 22 metrash në lumin Drini i Bardhë.

Kërcyesi Florid Gashi zuri vendin e parë, Shkelzen Goçi të dytin dhe Vedat Krasniqi të tretin.

Tradita e kërcimit nga Ura e Fshejt ka vazhduar pandërprerë nga viti 1954 e deri në 1999 në kohën e Luftës së Kosovës, ndërsa pas disa vitesh ndërprerje, tradita rifilloi në vitin 2014.

Organizatorët synojnë që këtë ngjarje ta ndërkombëtarizojnë duke kontribuuar në turizmin e vendit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us