BOTA
1 minuta leximi
OKB-ja thirrje UEFA-s ta përjashtojë Izraelin nga garat
Albanese, duke etiketuar UEFA-n në X, kërkoi përjashtimin e vrasësve të Al-Obeidit nga garat dhe largimin e aparteidit e gjenocidit nga sporti.
OKB-ja thirrje UEFA-s ta përjashtojë Izraelin nga garat
OKB-ja thirrje UEFA-s ta përjashtojë Izraelin nga garat / TRT Balkan
19 orë më parë

Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Palestinën, Francesca Albanese, i ka bërë thirrje UEFA-s që të përjashtojë Izraelin nga garat pas vdekjes së legjendës palestineze të futbollit Suleiman Al-Obeid, i njohur me nofkën “Peleja palestinez”, në një sulm izraelit. 

Duke etiketuar UEFA-n dhe duke iu referuar postimit të organit evropian të futbollit në lidhje me vdekjen e Al-Obeidit, Albanese ka shkruar në X: “UEFA, është koha për të përjashtuar vrasësit (e Al-Obeidit) nga garat. Le ta pastrojmë sportin tonë nga aparteidi dhe gjenocidi”.

Pele i Palestinës vritet në sulmin izraelit

Ish-lojtari i ekipit kombëtar palestinez Suleiman Al-Obeid u vra në një sulm izraelit në Gaza të mërkurën.

Federata Palestineze e Futbollit (PAF) lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Ish-lojtari i ekipit kombëtar Suleiman Al-Obeid u martirizua gjatë një sulmi nga forcat pushtuese ndërsa priste ndihma humanitare në Rripin e Gazës”.

Al-Obeid, 41 vjeç, i lindur në Gaza, i martuar dhe me pesë fëmijë, konsiderohej një nga yjet më të ndritshëm në historinë e futbollit palestinez. Ish-lojtari ka shënuar dy gola në 24 ndeshje zyrtare për ekipin kombëtar palestinez.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us