RAJONI
1 minuta leximi
Maqedonia e Veriut numëron mbi 395 mijë turistë të huaj në gjashtë muaj, dominojnë turistët turq
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 108.203 turistë turq vizituan vendin.
Maqedonia e Veriut numëron mbi 395 mijë turistë të huaj në gjashtë muaj, dominojnë turistët turq
Maqedonia e Veriut numëron mbi 395 mijë turistë të huaj në gjashtë muaj, dominojnë turistët turq / AA
14 orë më parë

Në 6 muajt e parë të vitit 2025, Maqedoninë e Veriut më së shumti e vizituan turistë turq.

Sipas informacionit që Anadolu ka përpiluar nga uebfaqja e Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, një total prej 395.555 turistësh të huaj vizituan vendin në gjashtë muajt e parë të vitit 2025.

Gajtë muajit janar 31.502 turistë të huaj hynë në Maqedoninë e Veriut, 30.037 në shkurt, 55.270 në mars, 76.238 në prill, 101.462 në maj dhe 101.046 në qershor.

Ndërkohë, u shënua rritje me 13,5 për qind në numrin e përgjithshëm të turistëve në periudhën janar-qershor 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pati rënie prej 2.5 për qind të turistëve vendas dhe rritje prej 19.7 për qind të turistëve të huaj në të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave, po në të njëjtën periudhën, 108.203 turistë turq vizituan vendin.

Nga këto, 8.510 vizituan Maqedoninë e Veriut në janar, 6.485 në shkurt, 9.380 në mars, 21.124 në prill, 28.338 në maj dhe 34.366 në qershor.

Pas turistëve turq, kryesojnë turistët gjermanë me 49.660 dhe turistët serbë me 28.964.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us