Izraeli ka vrarë dy korrespondentë të Al Jazeeras në një sulm që shënjestroi një tendë gazetarësh pranë Spitalit Al-Shifa në pjesën perëndimore të qytetit Gaza.
Televizioni me qendër në Katar citoi drejtorin e Kompleksit Mjekësor Al-Shifa në Gaza, i cili tha: “Korrespondentët e Al Jazeeras, Anas al-Sharif dhe Mohamed Qraiqea, u martirizuan në një sulm izraelit mbi tendën e tyre.”
Al Jazeera gjithashtu konfirmoi të dielën se sulmi vrau edhe dy kameramanë të tjerë, Ibrahim Zaher dhe Mohammed Noufal.
“Reporteri i Al Jazeera Arabic, Anas Al-Sharif dhe Mohammed Qreiqeh u vranë në një sulm izraelit mbi Rripin e Gazës, së bashku me kameramanët Ibrahim Zaher dhe Mohammed Noufal,” tha Al Jazeera.
Izraeli gjithashtu konfirmoi se kishte vrarë gazetarin, duke pretenduar pa bazë se ai ishte kreu i një qelize të Hamasit.
Pak para se të vritej, Al-Sharif, i cili ka raportuar për gjenocidin izraelit në Gaza që nga fillimi, duket se raportoi vetë për sulmin që i mori jetën.
“Bombardim i pandërprerë… Prej dy orësh, agresioni izraelit është intensifikuar në qytetin e Gaz;s,” shkroi al-Sharif në X.
Pak çaste më vonë, gazetarë të tjerë njoftuan vdekjen e tij, përpara se Al Jazeera ta konfirmonte.