RAJONI
1 minuta leximi
Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu konfirmoi se mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme
Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së
Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së / AA
8 orë më parë

Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të ndryshme jashtë vendit, në kuadër të NATO-s, Bashkimit Evropian (BE) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka publikuar në rrjetet sociale një postim mbi pjesëmarrjen e ushtarakëve shqiptarë në misionin në Novo Selo, Bullgari.

"Ushtarakët e Batalionit të Parë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, pjesë e Kontingjentit të VI, janë sot në vijën e parë të bashkëpunimit me aleatët e NATO-s. Mbi 500 ushtarakë shqiptarë janë të angazhuar në misione të NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme", ka shkruar Vengu.

Aktualisht dhjetëra ushtarakët shqiptarë janë pjesë e operacionit të Forcës së Përparuar Tokësore (Forward Land Force), drejtuar nga NATO, në Novo Selo, Bullgari.

Ushtarakët shqiptarë janë angazhuar në periudha të ndryshme në dhjetëra misione dhe operacione jashtë vendit në të kaluarën, si në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Irak, Çad, Gjeorgji, në Detin Egje, Mali, Afganistan, Sudani i Jugut dhe Letoni.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us