Banka turke Ziraat Bank (Ziraat Bankası) njoftoi se pas Bullgarisë, Kosovës, Malit të Zi, Greqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do të hapë një degë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, duke i çuar operacionet e saj në Ballkan në gjashtë vende dhe praninë e saj globale në 21.
Në një deklaratë nga Ziraat Bank, e cila synon të rrisë praninë e saj në Ballkan, thuhet se ka përfunduar me sukses procedurat e nevojshme dhe ka marrë lejen e themelimit nga Banka Qendrore e Shqipërisë.
Ziraat Bank po përgatitet të fillojë veprimtarinë dhe t'i shërbejë Shqipërisë së shpejti.
Pas Bullgarisë, Kosovës, Malit të Zi, Greqisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, me hapjen e një dege në Tiranë, Ziraat Bank do të rrisë operacionet e saj në Ballkan në gjashtë vende dhe praninë e saj globale në 21 vende.
Drejtori i Përgjithshëm i Ziraat Bank, Alpaslan Çakar tha se "Ne po ofrojmë mbështetje strategjike për tregtinë e jashtme dhe investimet e ndërsjella të Türkiyes duke forcuar rrjetin tonë ndërkombëtar çdo ditë. Më shumë se 20 për qind e vëllimit të tregtisë së jashtme të Türkiyes realizohet përmes Ziraat Bank. Rrjeti global e mbështet ndjeshëm këtë vëllim".
Ai theksoi se "Me asete që i afrohen 200 miliardë dollarëve, përfshirë degët tona vendase dhe ndërkombëtare, Ziraat Finance Group është e vetmja bankë turke në 10 nga 21 vendet ku operon si dhe e vetmja bankë turke në Ballkan në Greqi, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi".
"Ne kemi marrë licenca bankare në katër vende të reja në dy vitet e fundit dhe jemi bankat kryesore turke në këtë fushë. Ne besojmë se dega jonë në Shqipëri, e cila aktualisht po kalon procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ofron potencial të konsiderueshëm ekonomik, do të kontribuojë ndjeshëm në bashkëpunimin ekonomik dhe financiar midis vendeve tona duke mbështetur tregtinë e jashtme dhe investimet midis Türkiyesë dhe Ballkanit Perëndimor, dhe do të forcojë ndikimin e bankës sonë në rajon", tha Çakar.
Sipas tij, Ziraat Bank vazhdon të ofrojë mbështetje të pandërprerë për të zgjeruar vëllimin e tregtisë së jashtme të Türkiyes dhe për të zhvilluar flukse investimesh të ndërsjella përmes institucionit të saj ndërkombëtar në zgjerim dhe rrjetit të fortë të bankave korrespondente.
"Me të njëjtin vizion strategjik, ne po vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona për të hapur pika shërbimi në rajone të reja", potencoi Çakar.