RAJONI
1 minuta leximi
Mbi 1 milion mjete në qarkullim në Shqipëri në tremujorin e dytë, Tirana me peshën më të madhe
Në po të njëjtën periudhë, për herë të parë u regjistruan 26.976 mjete, prej të cilave 80,9 për qind ishin autovetura. Edhe te regjistrimet e reja, Tirana kryeson me 44,2 për qind të totalit.
Mbi 1 milion mjete në qarkullim në Shqipëri në tremujorin e dytë, Tirana me peshën më të madhe
Mbi 1 milion mjete në qarkullim në Shqipëri në tremujorin e dytë, Tirana me peshën më të madhe / AA
5 orë më parë

Në tremujorin e dytë të këtij viti, në Shqipëri qarkulluan gjithsej 1.002.582 mjete rrugore.

Pjesën më të madhe të tyre e zënë autoveturat, me 80,8 për qind  të totalit, ndërsa mjetet për transport të përzier dhe motorët përfaqësojnë nga 5,9 për qind secili.

Qarku i Tiranës regjistroi përqendrimin më të lartë, me 34,8 për qind të mjeteve në qarkullim, i ndjekur nga Durrësi me 13,6 për qind. 

Në skajin tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi shënojnë përqindjet më të ulëta, përkatësisht 2,1 për qind dhe 2,4 për qind.

Në po të njëjtën periudhë, për herë të parë u regjistruan 26.976 mjete, prej të cilave 80,9 për qind ishin autovetura. Edhe te regjistrimet e reja, Tirana kryeson me 44,2 për qind të totalit.

Në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri i përgjithshëm i mjeteve në qarkullim është rritur me 9,6 për qind, ndërsa regjistrimet e reja kanë pësuar një rënie prej 7,3 për qind.

Nga regjistrimet e para, ndër markat më të preferuara ishin ‘’Volkswagen”, që mban vendin e parë me 20,1 për qind, ndjekur nga “Mercedes Benz” me 15,8 për qind.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us