BOTA
2 minuta leximi
Trump i bën thirrje Hamasit t'i lirojë menjëherë të gjitha 20 pengjet në Gaza
“Thuajini Hamasit që menjëherë t’i kthejë të gjitha 20 pengjet (jo dy, apo pesë, apo shtatë!), dhe gjërat do të ndryshojnë shpejt. Do të marrë fund!”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.
Trump i bën thirrje Hamasit t'i lirojë menjëherë të gjitha 20 pengjet në Gaza
Trump i bën thirrje Hamasit t'i lirojë menjëherë të gjitha 20 pengjet në Gaza / TRT Balkan
3 Shtator 2025

Presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën bëri thirrje që grupi palestinez Hamas t'i lirojë menjëherë pengjet që i mban në Gaza, duke paralajmëruar se “gjërat do të ndryshojnë shpejt”.

“Thuajini Hamasit që menjëherë t’i kthejë të gjitha 20 pengjet (jo dy, apo pesë, apo shtatë!), dhe gjërat do të ndryshojnë shpejt. Do të marrë fund!”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Presidenti amerikan nuk sqaroi më tej se çfarë masash do të ndërmarrë nëse pengjet lirohen ose për cilin “fund” e kishte fjalën.

Rreth 250 pengje u dërguan në Gaza pas sulmit të armatosur të Hamasit mbi Izraelin më 7 tetor 2023. Tel Avivi vlerëson se ende gjenden 50 pengje izraelite në Gaza, përfshirë 20 që janë gjallë. Ndërkohë, organizatat për të drejtat e njeriut thonë se mbi 10.800 palestinezë mbahen në burgjet izraelite nën tortura, uri dhe neglizhencë mjekësore.

Që nga tetori 2023, Izraeli ka vrarë gati 64.000 palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me uri.

Në nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli po ashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën kundër enklavës.

Përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim që kur Izraeli e theu marrëveshjen në mars deri më tani kanë dështuar.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us