LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e të gjithë qytetit të Gazës para një sulmi të madh
Zëdhënësi i ushtrisë u bën thirrje banorëve të zhvendosen në jug, në Al-Mawasi.
Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e të gjithë qytetit të Gazës para një sulmi të madh
Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e të gjithë qytetit të Gazës para një sulmi të madh / Reuters
9 orë më parë

Ushtria izraelite lëshoi të martën në mëngjes një urdhër të ri evakuimi për banorët e të gjithë Qytetit të Gazës dhe paralajmëroi për një sulm të madh si pjesë e planit të saj të pushtimit.

“Ushtria izraelite është e vendosur të eliminojë Hamasin dhe do të veprojë në zonën e qytetit të Gazës me forcë të madhe, ashtu siç ka vepruar në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee, në platformën e rrjeteve sociale X.

Ai u bëri thirrje banorëve që “të evakuohen menjëherë përmes rrugës Al-Rashid drejt zonës humanitare në Al-Mawasi.”

“Qëndrimi në zonë është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, shtoi zëdhënësi.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us