Njësi të përzgjedhura të Marinës Turke do të parakalojnë përgjatë Ngushticës së Istanbulit të dielën, si pjesë e aktivitetit “Atdheu Blu” në kuadër të festivalit TEKNOFEST, që synon të prezantojë kapacitetet detare të Türkiyes.
Sipas organizatorëve, në paradë do të marrin pjesë anijet TCG Anadolu, TCG Savarona dhe nëndetësja TCG Hizirreis.
Ato do të lundrojnë nga ora 15:30 deri në 18:30 me orën lokale, duke nisur nga Ura Yavuz Sultan Selim dhe duke kaluar pranë Sarıyer, Tarabya, Emirgan, Kanlica, Rumeli Hisarı, Kandilli, Bebek dhe Ortaköy, përpara se të mbërrijnë te Pallati Dolmabahçe pranë Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut, ku presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të përshëndesë flotën.
Parakalimi do të vazhdojë përgjatë brigjeve të Modas, Caddebostanit dhe Maltepes.
Aktivitetet e “Atdheu Blu” në kuadër të festivalit TEKNOFEST do të zhvillohen më 30-31 gusht në Komandën e Kantierit Detar të Stambollit.
Programi do të përfshijë ekspozita të modeleve të anijeve luftarake, zona të përvojës së realitetit virtual, demonstrime nga komandot SAT dhe SAS, gara me varka dhe një punëtori për dizajnin e anijeve.