TÜRKİYE
7 minuta leximi
OJQ-të turke vazhdojnë ndihmat për krizën ushqimore në Gaza
Në kuadër të Operacionit Humanitar Türkiye–Palestinë, që nga 7 tetori 2023, kanë qenë 16 dërgesa nga Porti i Mersinit drejt Portit El Arish në Egjipt, nën koordinimin e AFAD-it.
OJQ-të turke vazhdojnë ndihmat për krizën ushqimore në Gaza
OJQ-të turke vazhdojnë ndihmat për krizën ushqimore në Gaza / AA
20 Gusht 2025

Organizata joqeveritare në Türkiye po punojnë pa u ndalur për të adresuar krizën ushqimore në Gaza, e cila ka vijuar për 683 ditë për shkak të sulmeve të Izraelit.

Shumë fondacione dhe shoqata në Türkiye kanë dërguar rregullisht për në Gaza ushqime, rroba, mjete strehimore dhe furnizime shëndetësore, së bashku me kite higjienike, barëra, pajisje mjekësore dhe produkte për foshnje, në përpjekje për të lehtësuar krizën humanitare që është shkaktuar nga sulmet e Izraelit në rajon që filluan më 7 tetor 2023.

Fokusi kryesor i këtyre përpjekjeve të pandërprera që nga fillimi i sulmeve janë nismat që synojnë të përballojnë krizën e përkeqësuar ushqimore ditë pas dite.

Për të shënuar Ditën Botërore Humanitare, Anadolu ka përmbledhur informacionin mbi ndihmat e ofruara nga OJQ-të. (NUK E DI NESE DUHET TA FSHI)

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, një nga organizatat kryesore që dërgojnë ndihma, ka udhëhequr pesë misione “Anija e Mirësisë”. Me 10 nga këto anije, ajo ka dërguar në total 869 kamionë (15 089 ton) ndihma humanitare në rajon, përbërë kryesisht nga ushqime, produkte higjienike, strehim dhe furnizime mjekësore.

Një total prej 52.164 kanaçe (800 g) mishi të grirë, të përgatitur nga kafshë kurbani të dhuruara për Gaza gjatë festës islame të Kurban Bajramit nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, u dorëzuan në Gaza përmes Autoritetit Turk për Menaxhim të Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) dhe agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA). 

Furnizimet, të ngarkuara në 12 konteinerë dhe nisur për në Portin e Aleksandrisë në Egjipt, mbërritën në Gaza më 27–28 janar.

Për më shumë, 261 tonë mish i konservuar, i përfshirë në anijen e 15‑të të ndihmës të Türkiye, dërguar nën koordinimin e AFAD‑it për t'u dorëzuar në Gaza, po monitorohet nga afër nga ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe në rajon dhe janë gati për t'u transportuar brenda Gazës.

Kuzhina e Gjysmëhënës së Kuqe Turke ka qenë në funksion në veriun dhe jugun e Gazës me një kapacitet ditor prej rreth 15.000 vaktesh.

Deri tani ka shpërndarë 6.83 milionë vakte të ngrohta, që nga 17 gushti, në bashkëpunim me Shoqatën e Kuq të Palestinës dhe partnerët lokalë, kapaciteti është rritur në 21.000 vakte në ditë.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dorëzuar 400 ton furnizime ndihmash deri tani

Duke furnizuar sende si paketa ushqimore, kite higjienike dhe batanije nga tregu vendas përmes ekipeve të saja në Gaza, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë 400 tonë ndihma deri më tani.

Në datën 29 nëntor 2024, nisi shpërndarjen e ujit të pijshëm në Gaza përmes tankeve, duke ofruar 20 litra për familje, dhe në total 20 ton ujë në ditë. Duke dorëzuar 1.66 milionë litra ujë të pijshëm për popullsinë në rajon, Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të rifillojë shpërndarjen sapo kushtet të lejojnë.

Nga 5.000 paketat ushqimore të siguruara përmes Jordanisë, 2.500 u dërguan në Rripin e Gazës më 27 shkurt dhe u shpërndanë tek ata në nevojë. Përpjekjet po vazhdojnë për të siguruar që pjesa tjetër prej 2.500 paketave të dorëzohet në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur.

Për shkak të kufizimeve në hyrjen e ndihmave në Gaza, Gjysmëhëna e Kuqe Turke siguroi që 165 kamionë të mbushur me ndihma humanitare, pjesë e një numri prej totalisht 405 kamionësh që shkarkoheshin në magazinën e Kryqit të Kuq Egjiptian, të ishin dërguar në Gaza deri më 3 gusht. Përzgjedhja e furnizimeve të mbetura është ende në vazhdim.

Shoqata Deniz Feneri ofron 15 tonë ujë të pijshëm çdo ditë

Shoqata Deniz Feneri ofron bukë të ngrohtë për 15 000 persona në ditë përmes 10 kuzhinave të ngritura në veriun, jugun dhe qendrën e Gazës. Vakte të ngrohta shpërndahen në kampet dhe familjet në nevojë përmes vullnetarëve dhe stafit lokal.

Duke u përqendruar në një nga çështjet më kritike të Gazës, aksesin në ujë, pas shkatërrimit të plotë të infrastrukturës, shoqata gjithashtu shpërndan 15 tonë ujë të pijshëm çdo ditë dhe mban në funksion dy puse uji të aktivizuar.

Shoqata gjithashtu siguron ndihmë ushqimore për Spitalin Al-Wafa në Gaza, duke ofruar tre vakte në ditë për pacientët dhe kujdestarët e tyre.

IHH shpërndan mbi 35 milionë vakte të ngrohta

Që nga fillimi i sulmeve, Fondacioni për Ndihma Humanitare IHH ka shpërndarë 35.19 milionë vakte të ngrohta në rajon. Fondacioni gjithashtu ka dorëzuar 127.63 milionë bukë dhe 1.2 milionë artikuj ushqimorë të ndryshëm, përfshirë ushqime të konservuara, pasta, pako vaktesh gati për përdorim dhe lëng frutash.

Fondacioni shpërndau 206 521 paketa ushqimore, 129.789 thasë miell dhe 17 848 pako me perime për popullsinë e Gazës. Gjithashtu, ofroi 2.567 tanke uji të pijshëm dhe paketa mishi.

Shoqata Cansuyu dërgon 1 273 ton ndihma ushqimore në rajon

Që nga fillimi i sulmeve, Shoqata Cansuyu ka dërguar në total 102 kamionë ndihma, përfshirë pako ushqimore, miell, oriz, vaj, bishtajore, pasta dhe artikuj të tjerë ushqimorë esencialë.

Si pjesë e përpjekjeve të saj, shoqata ka dorëzuar 3.000 pako ushqimore, 285.000 pako buke, 750 pako perimesh, 500 bombola gazi për gatim, 349.300 vakte të ngrohta dhe 1.806 tanke uji të pijshëm për popullsinë e Gazës.

Përmes organizatës partnere, shoqata shpërndau pesë tanke uji të pijshëm dhe vakte të ngrohta për 500 persona në veri të Gazës. Gjithashtu, shërben vakte të ngrohta në jug të Gazës përmes organizatës partnere.

Derisa deri tani ka dorëzuar një total prej 1 273 tonësh furnizime ushqimore nga jashtë Gazës, ka edhe 20 kamionë të mbushur me ndihma urgjente humanitare që presin në kalime kufitare.

IDDEF dërgon 200.000 pako në rajon

Federata e Shoqatave Humanitare (IDDEF) me seli në Istanbul ka shpërndarë 4 milionë vakte të ngrohta, 200 000 pako ushqimore, fruta perime dhe higjienike, 350 000 pako buke dhe 320 tonë miell.

Nga depo e saj në Egjipt dhe Jordan, federata ka dërguar 204 kamionë ndihma në rajon dhe ka kontribuar me tetë kamionë furnizime ndihmash për tre anije ndihmash të organizuara nga AFAD-i.

Federata dërgoi 300.000 porcione mish të konservuar në Gaza. Për më tepër, 264.600 kanaçe mishi (800 g) janë ruajtur gati në Jordan për dërgesë.

Federata aktualisht shpërndan 3.000 vakte të ngrohta dhe 50.000 bukë në ditë në Gaza. Gjithashtu siguron 25.000 litra ujë të pijshëm në ditë përmes dy tankeve të furnizuar nga objektet lokale të trajtimit të ujit që operojnë aktivisht në rajon.

Doctors Worldwide ka arritur te mbi 900.000 njerëz në Gaza

Që nga 7 tetori, Doctors Worldwide ka ofruar kujdes shëndetësor, ushqim dhe mbështetje për higjienën për më shumë se 43.000 familje dhe mbi 900.000 njerëz në Gaza.

Ekipet që ofrojnë trajtime në spitalet Al-Shifa, Al-Aqsa dhe Al-Ahli gjithashtu ofrojnë vaksina dhe formulë për foshnjet dhe gratë shtatzëna në një qendër shëndetësore të ngritur në një kamp në veri, në bashkëpunim me UNICEF.

Shoqata gjithashtu ofroi mbështetje pagash për mbi 280 punonjës shëndetësorë dhe shpërndau furnizime mjekësore, ushqimore, ndihmë higjienike dhe mish të konservuar për 155.000 persona përmes Egjiptit dhe Jordanisë.

Shoqata Sadakatasi ofron vakte të ngrohta për 1.2 milion njerëz

Që nga fillimi i sulmeve, Shoqata Sadakatasi ka ofruar kujdes shëndetësor, ushqim, strehim dhe ndihma emergjente për rreth 2 milion njerëz në Gaza. Shoqata ka siguruar gjashtë autoambulanca dhe dhjetëra mijëra kuti me medikamente për spitalet, duke strehuar 1.000 familje në dy qytete me tenda dhe 400 studentë në dy shkolla me çadra.

Në zona të ndryshme të Gazës, ka shpërndarë pako ushqimore për 22.000 familje, miell për 4 000 familje, buke për 110.000 familje, 475 tanke uji dhe dy kamionë me ujë të pijshëm.

Për më tepër, ka ofruar vakte të ngrohta për 1.2 milion njerëz, mbështetje për spitale me 7 ton karburant, dhe ka vazhduar ndihma humanitare si rroba, batanije, tenda dhe mish.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us