LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
OBSh: Sulmi i Izraelit ndaj spitalit "Nasser" në Gaza e rëndoi më tepër sistemin shëndetësor
Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se si pasojë e sulmit vdiqën 2 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
OBSh: Sulmi i Izraelit ndaj spitalit "Nasser" në Gaza e rëndoi më tepër sistemin shëndetësor
OBSh: Sulmi i Izraelit ndaj spitalit "Nasser" në Gaza e rëndoi më tepër sistemin shëndetësor
25 Mars 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se sulmi i Izraelit ndaj spitalit "Nasser" në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës rëndoi sistemin shëndetësor edhe më shumë.

Duke theksuar se sulmi ka shkaktuar dëme serioze në departamentin e kirurgjisë, Ghebreyesus tha në platformën X se si pasojë e sulmit vdiqën 2 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

"Spitali 'Nasser' është spitali më i madh në jug të Gazës. 35 nga shtretërit e tij të pacientëve u shkatërruan, duke e rënduar më tej sistemin shëndetësor që tashmë po lufton me dëmtimet nga dhuna e ripërtërirë", tha Ghebreyesus.

Ai kërkon lirimin e të gjitha pengjeve dhe rifillimin e armëpushimit dhe se shërbimet shëndetësore nuk duhet të jenë në shënjestër, të militarizohen, por të mbrohen.

Sulmi i Izraelit ndaj spitalit "Nasser"

Ushtria izraelite dje bombardoi repartin kirurgjik të spitalit "Nasser" në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se dy persona u vranë nga bombardimet. Në sulm është vrarë edhe Ismail Barhum, anëtar i Byrosë Politike të Hamasit.

Spitali "Nasser" llogaritet si spitali më i madh në jug të Gazës dhe strehon një numër të madh të pacientëve dhe të plagosurve.

Izraeli që nga 7 tetori 2023 ka sulmuar shumë institucione shëndetësore në Gaza. Në sulmet izraelite në Gaza 34 spitale mbetën jashtë funksionit.

Më shumë se 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe të paktën 113 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

 


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us