RAJONI
1 minuta leximi
Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ-ja shpall renditjen e partive politike në fletëvotim
Kandidati i pavarur për komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të kandidojë me numrin 101.
Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ-ja shpall renditjen e partive politike në fletëvotim
Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ-ja shpall renditjen e partive politike në fletëvotim / Kosova Press
4 Shtator 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në bazë të shortit Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë me numrin 105.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotim të zgjedhjet lokale garon me numrin 191.

Lidhje Demokratike e Kosovës do të garon në zgjedhjet komunale të 12 tetorit me numrin 113.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet komunale të 12 tetori kandidon me numrin ka numrin 174.

Nisma Socialdemokrate me numrin 186 do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Alternativa në zgjedhjet komunale të 12 tetorit garon me numrin 103.

Lista Guxo garon me 118 në zgjedhjet lokal të 12 tetorit.

Lista Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 170.

Kandidati i pavarur për komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të kandidojë me numrin 101.

Kryesuesi i Komisionit Qendsror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se kjo ngjarje është tregues që kemi hyrë në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us