LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Përmbyset një kamion me ndihma mbi turmën në Gaza, 20 palestinez të vrarë
Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi pasi ushtria izraelite e detyroi kamionin të kalonte në një rrugë të pasigurt.
Përmbyset një kamion me ndihma mbi turmën në Gaza,  20 palestinez të vrarë
Përmbyset një kamion me ndihma mbi turmën në Gaza, 20 palestinez të vrarë / Reuters
6 Gusht 2025

Të paktën 20 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një kamion me ndihma humanitare u rrëzua mbi turmat që prisnin për ushqime në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e para të së mërkurës.

Agjencia shtetërore e lajmeve WAFA raportoi se ngjarja fatale ndodhi pasi ushtria izraelite e detyroi kamionin të ndiqte një rrugë të pasigurt.

Agjencia nuk specifikoi vendndodhjen e saktë të incidentit.

Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës akuzoi ushtrinë izraelite për “organizimin e qëllimshëm të kaosit dhe urisë”, duke mos siguruar qëllimisht korridore të sigurta për kamionët me ndihma dhe duke i detyruar ata të kalojnë në rrugë të bombarduara më parë dhe të pashpëtuara, “të mbushura me civilë të uritur”.

Skema e ndihmave e ndërtuar nga Izraeli është kritikuar gjerësisht si një “kurth vdekjeje”, që po lë civilët të uritur.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se që nga 27 maji, të paktën 1.568 persona që kërkonin ndihma janë vrarë, dhe 11.230 të tjerë janë plagosur nga zjarri izraelit pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave të drejtuara nga ShBA-ja.

Po ashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 188 persona, përfshirë 94 fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja që nga tetori 2023.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us