RAJONI
2 MINUTA LEXIMI
Osmani mirëpret ambasadorin e ri të Türkiyes në Maqedoninë e Veriut
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Osmani vlerësoi lart kontributin e Türkiyes në raport me Maqedoninë e Veriut.
Osmani mirëpret ambasadorin e ri të Türkiyes në Maqedoninë e Veriut
Osmani mirëpret ambasadorin e ri të Türkiyes në Maqedoninë e Veriut/     Foto: Bujar Osmani/FB / Others
15 Mars 2024

Shteti i Türkiyes ka emëruar ambasador të ri në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori Fatih Ulusoy do të përfaqësojë shtetin turk në Maqedoninë e Veriut, ndërsa sot atij i uroi mirëseardhje ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Osmani vlerësoi lart kontributin e Türkiyes në raport me Maqedoninë e Veriut.

“I urova mirëseardhjen ambasadorit të ri të Turqisë në vendin tonë, Fatih Ulusoy. Turqia ishte vendi i parë që dërgoi një ambasador pas pavarësisë së vendit dhe sot jemi partnerë strategjikë dhe aleatë në NATO”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në rrjetin social Facebook.

Fatih Ulusoy i emërua nga Presidenca e Republikës së Türkiyes për ambsador në Maqedoninë e Veriut, ka shërbyer më parë si ambasador në Riad të Arabisë Saudite.

BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us