RAJONI
1 minuta leximi
Osmani u bën thirrje aleatëve ndërkombëtare për presion ndaj Serbisë për personat e zhdukur me dhunë
“Regjimi i Vuçiqit vazhdon të flejë mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve”, theksoi Osmani.
Osmani u bën thirrje aleatëve ndërkombëtare për presion ndaj Serbisë për personat e zhdukur me dhunë
Osmani u bën thirrje aleatëve ndërkombëtare për presion ndaj Serbisë për personat e zhdukur me dhunë / AA
30 Gusht 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion të vazhdueshëm Serbisë, e cila, siç tha ajo, po mban të fshehur mijëra të zhdukur me dhunë, shqiptarë nga Kosova, transmeton Anadolu.

Osmani, e cila për ndër të 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, bëri homazhe pranë lapidarit dedikuar personave të zhdukur me dhunë, tha se në Kosovë mungojnë ende 1.584 qytetarë.

Presidentja kosovare tha se varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit te përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend.

“Regjimi i Vuçiqit vazhdon të flejë mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Është koha që partnerët ndërkombëtarë ta rrisin presionin mbi Serbinë, sepse vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve si dhe drejtësia mund t’u japin familjeve qetësinë që meritojnë”, theksoi Osmani.

Ajo shtoi se, për sa kohë mijëra qytetarë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us