16 orë më parë
Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, dje kanë realizuar një operacion ekshumimi në varrezat e qytetit të Vushtrrisë.
Ekshumimi është kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, dhe gjatë gërmimeve janë zbuluar mbetje eshtërore të një personi, që konsiderohen me interes forenzik.
Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor dhe identifikim të mundshëm.
Të sugjeruara