RAJONI
1 minuta leximi
Kryeparlamentari Gashi shpall zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: raundi i parë më 19 tetor
Me shpalljen e zgjedhjeve fillojnë të rrjedhin afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe sipas kalendarit që duhet ta miratojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Kryeparlamentari Gashi shpall zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: raundi i parë më 19 tetor
Kryeparlamentari Gashi shpall zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: raundi i parë më 19 tetor / AA
9 Gusht 2025

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot i shpalli zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 19 tetor.

Sipas një njoftimi zyrtar, Gashi e nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të teta lokale në përputhje me nenin 12, paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor, duke respektuar afatin prej 70 deri në 90 ditë nga shpallja deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Me shpalljen e zgjedhjeve fillojnë të rrjedhin afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore, në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe sipas kalendarit që duhet ta miratojë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetarë komune dhe anëtarë të këshillave të 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit do të mbahet më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komune duhet të mbahet më 2 nëntor, në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku zgjedhjet nuk do të përfundojnë në rrethin e parë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us