RAJONI
1 minuta leximi
Në korrik mbi 1,82 milion shtetas të huaj hynë në Shqipëri
Instituti i Statistikave të Shqipërisë raporton se në 99 për qind të rasteve, hyrjet e shtetasve të huaj kanë qenë për pushime dhe turizëm, me një rritje prej 0,2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit të kaluar (korrik 2024).
Në korrik mbi 1,82 milion shtetas të huaj hynë në Shqipëri
Në korrik mbi 1,82 milion shtetas të huaj hynë në Shqipëri / Reuters
22 Gusht 2025

Gjatë muajit korrik 2025, mbi 1,82 milion shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri, me një rritje me 0,4 për qind.

Sipas INSTAT-it, gjatë muajit korrik, në territorin Shqipërisë janë regjistruar 2.663.010 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj, duke shënuar një rritje prej 1,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi raportin mbi lëvizjet e shtetasve, ku evidenton se, në korrik, 95 për qind e hyrjeve të shtetasve të huaj janë nga kontinenti Evropian.

INSTAT-i raporton se në 99 për qind të rasteve, hyrjet e shtetasve të huaj kanë qenë për pushime dhe turizëm, me një rritje prej 0,2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit të kaluar (korrik 2024). Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar një rritje domethënëse prej 15,6 për qind, duke reflektuar rritjen e interesit për Shqipërinë edhe në aspektin ekonomik.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us