RAJONI
1 minuta leximi
​Gërvalla takon emisaren britanike: Theksova synimin tonë për anëtarësim në NATO
Ministrja në detyrë Gërvalla gjatë takimit me Pierce, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është i fortë dhe i fokusuar në siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
​Gërvalla takon emisaren britanike: Theksova synimin tonë për anëtarësim në NATO
​Gërvalla takon emisaren britanike: Theksova synimin tonë për anëtarësim në NATO / TRT Balkan
6 orë më parë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, zhvilloi një takim me Dame Karen Pierce, të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Ministrja në detyrë Gërvalla gjatë takimit me Pierce, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është i fortë dhe i fokusuar në siguri, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

“Ajo e informoi znj. Pierce për progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, reformat demokratike dhe procesin e integrimit euroatlantik, duke nënvizuar synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Në përmbyllje të takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona.

“Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për rolin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve tona”, citohet Gërvalla në komunikatë. 


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us