RAJONI
2 minuta leximi
Foda: Kosova synon Botërorin 2026
Trajneri austriak shtoi se Kosova është e përgatitur për përballjen me Zvicrën më 5 shtator në Basel dhe se ekipi synon të marrë së paku një pikë.
Foda: Kosova synon Botërorin 2026
Foda: Kosova synon Botërorin 2026 / Reuters
9 orë më parë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë të qartë se synimi kryesor i “Dardanëve” mbetet kualifikimi në Kampionatin Botëror 2026, edhe pse pranon se Kosova nuk është favorite në grupin ku bëjnë pjesë Zvicra, Suedia dhe Sllovenia.

Në prag të ndeshjes kundër Zvicrës, trajneri konfirmoi mungesën e Edon Zhegrovës, duke shpjeguar edhe arsyet.

“Zhegrovën e kemi liruar për shkak të angazhimeve të tij. Sigurisht është një lojtar shumë i rëndësishëm për Kosovën, por ka tetë muaj që nuk ka luajtur rregullisht. Vetëm kohët e fundit ka qenë në bankë te Lille dhe tani sapo është transferuar te Juventusi. Pas bisedës që patëm së bashku, e pamë të arsyeshme që të mos angazhohet në këto ndeshje,” tha Foda.

Trajneri austriak shtoi se Kosova është e përgatitur për përballjen me Zvicrën më 5 shtator në Basel dhe se ekipi synon të marrë së paku një pikë.

“E njohim mirë kombëtaren zvicerane, pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Vendimtare do të jetë paraqitja jonë. Nëse luajmë si ekip i bashkuar dhe zbatojmë prioritetet tona në fushë, presim fitore ose së paku një barazim,” theksoi ai.

Foda u shpreh i bindur se Kosova ka potencial për të luftuar për një vend në Botëror, pavarësisht vështirësive.

Ndryshe, pas sfidës me Zvicrën, më 8 shtator në Prishtinë, Dardanët do ta presin kombëtaren e Suedisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us