TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan: Forcat e Armatosura të Türkiyes më të forta se nëntë vjet më parë
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, premtoi vazhdimin e mbështetjes për ushtrinë turke në aspektin e personelit, trajnimit, pajisjeve dhe kapaciteteve teknologjike.
Erdoğan: Forcat e Armatosura të Türkiyes më të forta se nëntë vjet më parë
Erdoğan: Forcat e Armatosura të Türkiyes më të forta se nëntë vjet më parëErdoğan: Forcat e Armatosura të Türkiyes më të forta se nëntë vjet më parë / AA
30 Gusht 2025

Forcat e Armatosura të Türkiyes janë më të forta se nëntë vjet më parë, kur vendi e mposhti përpjekjen për grusht shteti, deklaroi të shtunën presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Ai tha se Forcat e Armatosura Turke sot kanë kapacitete më të mëdha të zmbrapsjes, gjatë ceremonisë së diplomimit dhe dorëzimit të flamurit në Fakultetet Ushtarake të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan theksoi se do të vazhdojë ta mbështesë ushtrinë turke në aspektin e personelit, trajnimit, pajisjeve dhe aftësive teknologjike.

“Këtë javë kemi realizuar shpërndarje shumë të rëndësishme për (prodhuesin turk të mjeteve të mbrojtjes) ASELSAN. Ushtrisë sonë ia kemi dorëzuar sistemet ‘Kupolës së Çeliktë’ (Steel Dome), që përbëhen nga 47 mjete. Në TEKNOFEST Atdheu Blu kemi qenë dëshmitarë nga afër të fuqisë sonë detare”, tha Erdoğan.

Duke theksuar bashkëpunimin ushtarak me Sirinë pas rrëzimit të regjimit të Assad-it në dhjetor të vitit 2024, Erdoğan tha se Türkiye po e zgjeroi bashkëpunimin me Sirinë fqinje në një spektër të gjerë, përfshirë edhe trajnimin ushtarak.

“Besoj se lidhjet e forta që personeli ushtarak mysafir ka krijuar me vendin dhe kombin tonë do të kenë një rol të rëndësishëm në të ardhmen tonë të përbashkët. Gjithmonë do të qëndrojmë në kontakt me ta”, shtoi presidenti turk, duke shprehur shpresën për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Përpjekjen e pasuksesshme për grusht shteti të vitit 2016, në të cilën u vranë 252 dhe u plagosën 2.734 persona, e orkestroi organizata terroriste FETO.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us