TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye: Dështimi i SDF-së terroriste për t'u integruar në ushtri dëmton integritetin e Sirisë
Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes deklaroi se dështimi i organizatës terroriste Forcat Demokratike Siriane (SDF) për t'u integruar në ushtrinë siriane dëmton integritetin politik dhe territorial të Sirisë
Türkiye: Dështimi i SDF-së terroriste për t'u integruar në ushtri dëmton integritetin e Sirisë
Türkiye: Dështimi i SDF-së terroriste për t'u integruar në ushtri dëmton integritetin e Sirisë / AA
një ditë më parë

Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes deklaroi se dështimi i organizatës terroriste Forcat Demokratike Siriane (SDF) për t'u integruar në ushtrinë siriane dëmton integritetin politik dhe territorial të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes deklaroi se dështimi i organizatës terroriste Forcat Demokratike Siriane (SDF) për t'u integruar në ushtrinë siriane dëmton integritetin politik dhe territorial të Sirisë.

Gjatë konferencës për shtyp ministria tha se "Dështimi i organizatës terroriste SDF për të përmbushur angazhimet e saj për çarmatim dhe integrim në shtetin sirian, përbën kërcënim për unitetin, integritetin territorial të Sirisë si dhe sigurinë tonë kombëtare".

"Türkiye do të vazhdojë të monitorojë procesin dhe kur të jetë e nevojshme do t'i ofrojë mbështetje Sirisë për të kontribuar si në sigurinë e vetë Türkiyes ashtu edhe në stabilitetin e Sirisë", theksoi ministria.

Më tej ministria tha se "Organizata terroriste SDF duhet t'i përmbahet procesit të integrimit në ushtrinë siriane dhe të braktisë çdo veprim dhe retorikë që do të dëmtojë integritetin e Sirisë.

Lidhur me situatën në Gaza, ministria u bën thirrje vendeve të ndërmarrin veprime që OKB-së të luajë rol aktiv në vendosjen e drejtësisë përballë mizorive që po përjeton populli palestinez.

Më 10 mars, presidenca siriane njoftoi një marrëveshje për të integruar SDF-në në institucionet shtetërore, duke theksuar integritetin territorial të vendit dhe duke hedhur poshtë çdo axhendë separatiste.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us