TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye ka dërguar 25 tonë ndihma humanitare në Afganistanin e goditur nga tërmeti
Ndihma është kërkuar nga Türkiye pas tërmetit me magnitudë gjashtë shkallë të Rihterit, i cili goditi provincën lindore Kunar në Afganistan vonë të dielën.
Türkiye ka dërguar 25 tonë ndihma humanitare në Afganistanin e goditur nga tërmeti
Türkiye ka dërguar 25 tonë ndihma humanitare në Afganistanin e goditur nga tërmeti / TRT Balkan
3 Shtator 2025

Agjencia turke për menaxhimin e fatkeqësive të mërkurën ka dërguar në Afganistan rreth 25 tonë ndihma humanitare për njerëzit e prekur nga tërmeti i fundjavës së kaluar.

Ndihma është kërkuar nga Türkiye pas tërmetit me magnitudë gjashtë shkallë të Rihterit, i cili goditi provincën lindore Kunar në Afganistan vonë të dielën.

Si përgjigje ndaj këtij apeli, ndihma humanitare është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Türkiye-s, Agjencinë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) dhe Gjysmëhënën e Kuqe turke, ndërsa është dërguar në rajon me avionin A400M të forcave ajrore turke që u nis nga aeroporti Erkilet në Kayseri.

Seyfettin Karabulut, shefi i Departamentit për ndihmë humanitare ndërkombëtare të AFAD-it, i cili udhëhoqi ekipin e ngarkuar me shpërndarjen e ndihmave në qytetin afgan Jalalabad, tha se provinca Kunar është më e goditura nga tërmeti.

Karabulut tha se, sipas autoriteteve lokale, në tërmet humbën jetën 1.457 persona, ndërsa mbi 3.000 u plagosën.

Duke shpjeguar se rezervat e ndihmave humanitare janë përgatitur si përgjigje ndaj thirrjes së Afganistanit për ndihmë urgjente, Karabulut theksoi se ata reaguan shpejt falë koordinimit mes njësive përkatëse të Presidencës së Türkiye-s dhe ministrive të Brendshme, të Jashtme dhe të Mbrojtjes Kombëtare.

“Rreth 25 tonë ndihma humanitare, të përbëra nga materiale për strehim, pako higjienike dhe kuti ushqimore, që janë urgjentisht të nevojshme në rajon, iu dorëzuan Gjysmëhënës së Kuqe afgane. Materialet për ndihmë humanitare urgjente që ne dërguam në rajon do të shpërndahen për ata që kanë nevojë, në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe afgane dhe turke,” shtoi ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us