BOTA
2 minuta leximi
Gjenerali gjerman: Aeroplani im është shënjestruar dy herë nga sulmet ruse me ndërhyrje GPS
Gjenerali Breuer thotë se ka përjetuar dy herë sulme me bllokim GPS-it gjatë fluturimeve mbi rajonin e Detit Baltik muajt e fundit.
Gjenerali gjerman: Aeroplani im është shënjestruar dy herë nga sulmet ruse me ndërhyrje GPS
Gjenerali gjerman: Aeroplani im është shënjestruar dy herë nga sulmet ruse me ndërhyrje GPS / Reuters
18 orë më parë

Komandanti më i lartë i ushtrisë gjermane zbuloi të hënën se aeroplani i tij është shënjestruar dy herë nga sulme ruse me ndërhyrje GPS gjatë fluturimeve mbi rajonin e Detit Baltik në muajt e fundit.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, Gjenerali Carsten Breuer tha se ende nuk ka detaje për incidentin më të fundit me ndërhyrje GPS, që raportohet se kishte shënjestruar aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por theksoi se raste të tilla janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

“Unë personalisht e kam përjetuar këtë dy herë”, u tha ai gazetarëve. “Incidenti i parë ndodhi kur avioni im po fluturonte mbi Detin Baltik gjatë një udhëtimi drejt veriut. I dyti ndodhi gjatë një vizite në një stërvitje ushtarake në Lituani, stërvitja Iron Wolf”, shtoi ai.

Autoritetet konfirmuan të hënën se aeroplani i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u përball me ndërhyrje GPS të dielën, gjatë fluturimit të saj drejt Bullgarisë.

“Mund ta konfirmojmë se ka pasur bllokim të GPS-it, por avioni u ul në mënyrë të sigurt”, tha për Anadolu zëdhënësja e komisionit, Arianna Podesta. “Kemi marrë informacion nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ndërhyrje e hapur është kryer nga Rusia,” shtoi ajo.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us