Liverpool ka finalizuar një nga transferimet më të bujshme të këtij sezoni në Premier League, duke nënshkruar me suedezin Alexander Isak. Sulmuesi do të mbërrijë sot në qytet për vizitat mjekësore dhe firmën e kontratës.
Klubi anglez ka paguar për Isak 130 milionë sterlina (rreth 150 milionë euro), duke e bërë transferimin më të shtrenjtë në historinë e kampionatit anglez. Pas javësh negociatash me Newcastle, palët gjetën një marrëveshje që përmbushi kërkesat e lojtarit, i cili i kishte bërë të qarta dëshirat e tij përmes rrjeteve sociale.
Ky transferim vendos gjithashtu një rekord për Liverpool-in, që deri tani ka shpenzuar mbi 516 milionë euro në këtë merkato. Isak do ta forcojë sulmin e skuadrës, ku ka shënuar 44 gola në dy sezonet e fundit të Premier League, ndërsa Newcastle përfiton një shumë të madhe për t’u reinvestuar në merkato.