RAJONI
1 minuta leximi
Nënshkruhet memorandum mes KFOR-it dhe BE-së për evakuime në raste krize në Kosovë
Sipas KFOR-it, përmes kësaj MoU, KFOR-i dhe EUOK-u zyrtarizojnë procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin, duke mundësuar që të dy misionet të përgjigjen në mënyrë efikase brenda mandateve përkatëse.
Nënshkruhet memorandum mes KFOR-it dhe BE-së për evakuime në raste krize në Kosovë
Nënshkruhet memorandum mes KFOR-it dhe BE-së për evakuime në raste krize në Kosovë / KosovaPress
12 orë më parë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i BE-së, Aivo Orav, kanë nënshkruar ditën e premte një memorandum mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast të zhvendosjes apo evakuimit gjatë situatave kritike.

Sipas KFOR-it, përmes kësaj MoU, KFOR-i dhe EUOK-u zyrtarizojnë procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin, duke mundësuar që të dyja misionet të përgjigjen në mënyrë efikase dhe kohezive brenda mandateve përkatëse.

Memorandumi dëshmon angazhimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të punuar së bashku në mënyrë proaktive, duke përforcuar kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në kushte sfiduese në terren.


BURIMI:KosovaPress
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us