Kafeneja në Tiranë me mbishkrim: Rusët dhe Izraelitët nuk janë të mirëseardhur
RAJONI
2 minuta leximi
Kafeneja në Tiranë me mbishkrim: Rusët dhe Izraelitët nuk janë të mirëseardhurPronari i lokalit Enis Bylyky thotë për TRT Balkan se leximi i lajmeve të përditshme ku fëmijët në Gaza ushqehen me rërë ka ndikuar që të ndalojë hyrjen për izraelitët.
Kafeneja në Tiranë me mbishkrim: Rusët dhe Izraelitët nuk janë të mirëseardhur / TRT Balkan AL
12 orë më parë

Që prej datës 7 shtator 2025, sipërmarrësi i bar-kafenesë “Barcelona” në zonën e ish-bllokut në Tiranë ka vendosur një tabelë solidarizuese për Gazën dhe Ukrainën.

Enis Bylyku thotë për TRT Balkan se: “Kjo vendimmarrje për ta ndaluar frekuentimin e shtetasve rusë dhe izraelitë në biznesin e tij erdhi për t’i sensibilizuar ata që të reagojnë në shtetet e veta respektive mbi Gazën dhe Ukrainën.”

Bylyku shpjegon se pjesë rutinore e mëngjesit është leximi i lajmeve, të cilat e kanë ndikuar deri në pikën që vendosi që të ndërmarrë një nismë qytetare, për të mos lejuar klientët nga Izraeli dhe Rusia në ambientet e lokalit të tij.

“Lajmet që më kanë prekur më shumë kanë qenë ato të fëmijëve që ushqehen me rërë në Gaza, apo kur vrapojnë për të siguruar ushqim”, shpjegon sipërmarrësi nga Tirana.

Me këtë vendim, Enisi ka për qëllim që të nxisë reagimin e shtetasve të këtyre dy vendeve në fjalë për të reaguar në opinionin brenda shteteve të tyre.

Me këtë lëvizje, sipërmarrësi nga Tirana synon paqe për Palestinën dhe Ukrainën dhe zotohet se mbishkrimi: “Rusët dhe izraelitët nuk janë të mirëpritur në këtë bar-kafene. Liri për Ukrainën, Palestinën”, do të qëndrojë në tabelën hyrëse të biznesit të tij derisa ai ta ketë lokalin. 


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us